Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Një tërmet me fuqi prej 7 ballë sot ka goditur rajonin Abra të Filipineve, ku si pasojë ndodhi rrëshqitje dheu dhe u dëmtua infrastruktura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti filipinas për vullkanologji dhe sizmologji tha se nuk ka informacione për viktima, por se priten lëkundje të reja dhe dëme materiale.

Këshilli kombëtar për kontroll dhe zvogëlimin e rrezikut për shkak të katastrofave natyrore (NDRRMC) njoftoi se bashkëpunon me partnerët rajonal në rajonet Ilocos, Cagayan dhe Luzon-in Qendror.

Më tej thuhet se në pjesët e Cordilleras nuk ka energji elektrike ndërsa erdhi edhe deri te ndërprerja e shërbimeve të internetit.