[There are no radio stations in the database]

Naim ef. Tërnava priti Urim Hoxhaj dhe Muhamet ef. Havolli, theksohet bashkëpunimi me diasporën dhe mbështetja e projekteve në Kosovë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim afaristin Urim Hoxhaj, i cili shoqërohej nga imami dhe njëherësh kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Baden-Württemberg, Muhamet ef. Havolli.
Gjatë këtij takimi u bisedua për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në diasporë, si dhe për mundësitë e mbështetjes së projekteve fetare, arsimore dhe humanitare në Kosovë.
Myftiu Tërnava falënderoi z. Hoxhaj për angazhimin dhe kontributin e tij, si dhe për interesimin e vazhdueshëm të mërgatës shqiptare në ruajtjen e identitetit fetar dhe kombëtar. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Baden-Württemberg në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve fetare dhe kulturore për shqiptarët në Gjermani.
Nga ana e tij, z. Hoxhaj shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes së nismave që kontribuojnë në mirëqenien e shoqërisë dhe në zhvillimin e institucioneve fetare në vend.

[There are no radio stations in the database]