07549B10-5C49-4E7F-883A-47566D750E16

Myftiu Tërnava priti në takim rektorin e Universitetit Dumlupınar – Kütahya

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, priti në takim një delegacion nga Universiteti Dumlupınar – Kütahya, i kryesuar nga rektori Kazim Uysal.

Myftiu Tërnava falënderoi mysafirët për vizitën dhe i njohu ata me historikun dhe avancimin e BIK-ut, si dhe me sisteminin e Fakultetit të Studimeve Islame dhe aktivitetin e tij.

Nga ana e tij, rektori Kazim Uysal falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të larta të arsimit, gjegjësisht Falultetit të Studimeve Islame dhe Universitetit Dumlupınar – Kütahya.