Myftiu Tërnava priti në takim gjeneralin Jeton Dreshajn

Myftiu Tërnava priti në takim gjeneralin Jeton Dreshajn

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim shefin e stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshajn.

Myftiu Tërnava e njohu gjeneralin me aktivitetet dhe organizimin e BIK-ut, si dhe me përpjekjet që është duke i bërë ky institucion për parandalimin e virusit Covid-19. Ai po ashtu e njohu edhe me masat e fundit të ndërmarra nga Bashkësia Islame e Kosovës për parandalim të këtij virusi.

Nga ana e tij, gjenerali Dreshaj, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për mundin e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për luftën kundër virusit Covid-19. Ai, në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhuroi për Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës 5000 maska, për çka Myftiu Tërnava e falënderoi atë dhe gjithë FSK-në për këtë ndihmë.

Të dyja palët u shprehën të gatshme që edhe në të ardhmen të shtohet edhe më tej bashkëpunimi në fusha të ndryshme në të mirë të qytetarëve tanë.