Avioni luftarak rus sulmon kampin e refugjatëve në Idlib, disa civilë të plagosur

Avioni luftarak rus sulmon kampin e refugjatëve në Idlib, disa civilë të plagosur

Të paktën katër civilë, prej të cilëve një grua dhe tre fëmijë, janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror të një avioni luftarak të Rusisë në një kamp refugjatësh në veri të qytetit Idlib të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Observatori i avionëve i opozitarëve në një deklaratë në median sociale theksoi se “Avioni luftarak i Rusisë që u ngrit në orën 11:44 nga baza ajrore Himeymim në qytetin Latakia, kreu sulm ajror në në kampin Merjem në veri të Idlibit”.

Sipas informacionit të marrë nga ekipet e Mbrojtjes Civile, në sulmin në fjalë janë plagosur katër civilë, prej të cilëve një grua dhe tre fëmijë.

Të plagosurit janë transferuar në spital.

Situata në Idlib

Në kuadër të takimit të zhvilluar mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit më 4-5 maj 2017 në Astana u shpallën “4 zona të deeskalimit”, përfshirë qytetin Idlib dhe disa zona të qyteteve fqinje rreth tij (Latakia, Hama dhe Halep), pjesën veriore të qytetit Homs, Gutën Lindore në kryeqytetin Damask dhe rajonet Dera dhe Kunejtra në jug të vendit.

Por, forcat e regjimit dhe terroristët me mbështetje iraniane nëpërmjet mbështetjes ajrore të Rusisë, morën nën kontroll 3 zonat e tjera të mbetura nga 4 rajonet dhe u drejtuan drejt Idlibit. Turqia dhe Rusia më 17 shtator 2018 në Soçi arritën marrëveshje shtesë për të forcuar armëpushimin.

Forcat e regjimit dhe Rusisë në maj 2019 filluan operacionet për të marrë nën kontroll të gjithë rajonin dhe morën nën kontroll shumë vendbanime të mëdha brenda rajonit të deeskalimit në Idlib.

Së fundmi, Turqia dhe Rusia siguruan një marrëveshje të re më 5 mars 2020 në kryeqytetin rus, Moskë.

Armëpushimi i shkelur herë pas here nga ana e forcave të regjimit, respektohet në masë të madhe. Në periudhën 2017-2020, rreth 2 milionë civilë u detyruan të migrojnë në afërsi të kufirit me Turqinë për shkak të sulmeve të Rusisë dhe forcave të regjimit.