IMG-20230711-WA0012

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e Francës, z. Olivier Guérot

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Ai fillimisht i uroi mirëseardhje ambasadorit në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilit edhe i dëshiroi punë të mbarë dhe të suksesshme në Kosovë.
Myftiu Tërnava më pas e njohu ambasadorin me funksionimin dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni i BIK-ut. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar për një mirëqenie për të gjithë qytetarët pa dallim, duke shprehur kështu rolin e saj në proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë përgjatë dekadave. “Ne si institucion mbetemi të përkushtuar për një mirëqenie për të gjithë pa dallim. Populli ynë dhe besimtarët tanë kanë vlera dhe virtyte të larta, e ndër to është edhe toleranca dhe mirëkuptimi ndërfetar dhe ndëretnik, me të cilat ne krenohemi para botës mbarë” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Nga ana e tij, ambasadori z. Olivier Guérot, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke e përgëzuar atë dhe institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë përgjatë viteve në Kosovë.