Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore

Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Me këtë rast, Myftiu Tërnava u nda u kënaqur që punët në ndërtimin e Xhamisë Qendrore janë duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Ai veç tjerash tha se tanimë ka filluar të betonohet një pjesë e xhamisë, janë bërë disa shtylla dhe pritet që në fund të muajit do të përfundojë pllaka e parë.

Ai me këtë rast uroi të gjithë besimtarët që kanë kontribuar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Ai ka shprehur falënderime edhe për Dijanetin e Turqisë, kompaninë “Kumash” dhe të gjithë njerëzit vullnet mirë që kanë marrë përsipër ndërtimin e këtij objekti kaq domethënës për BIK-un dhe për vetë qytetarët e Kosovës. “Inshalla shumë shpejt do të vjen dita ku do të festojmë ditën kur do të hapim xhaminë për t’i kryer obligimet e tyre që qytetarët tanë e kanë pritur me dekada e dekada” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Edhe nga kompania ndërtuese “Kumash” vlerësuan se punët po ecin mirë e mbarë për ndërtimin e xhamisë, andaj me këtë rast falënderuan Myftiun Tërnava për vizitën dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e punimeve në këtë xhami.