Nëse të ka lodhur dunjaja, mos u dëshpëro. Pushimin do ta gjesh në durim, namaz e lutje.
Vërtetë Allahu dëgjon zërin tënd kur ti i lutesh Atij.
Askush nuk i kupton nevojat e tua, sikurse Ai i cili nuk ka nevojë për askënd.
Andaj, parashtroi kërkesat e tua tek Allahu.
Mos e prit lumturinë e të buzëqeshësh, por buzëqesh derisa të bëhesh i lumtur.
Pse po shqetësohesh për të panjohurën, kur tek Allahu çdo gjë është e ditur?
Pse shqetësohesh për furnizimin, kur tek Allahu janë depot e furnizimit që ka përgatitur për krijesat e veta?
Pse dëshiron t’i hapësh fshehtësitë, kur tek Allahu janë çelësat? E
dhe po të kishe njëmijë e një pse, të gjitha sepse-të do të dërgojnë tek Allahu. Kthehu tek Ai!
Përshtati: Valdet Kamberi