Marok, me rastin e Bajramit mbreti shpalli amnisti për 1.518 të burgosur

Marok, me rastin e Bajramit mbreti shpalli amnisti për 1.518 të burgosur

Rabat

Mbreti i Marokut Mohammed VI ka shpallur amnisti për 1.518 persona në burg me rastin e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Drejtësisë së Marokut thuhet se mbreti Mohammed VI shpalli amnisti me rastin e festës së muslimanëve për 1.518 persona të cilët ndodheshin në paraburgim gjatë gjykimit ose të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Mbreti i Marokut, me rastin e Kurban Bajramit në korrik të vitit të kaluar, amnistoi 979 të burgosur.