Lufta në Bosnjë shkatërroi familjen Haliloviç nga Srebrenica

Lufta në Bosnjë shkatërroi familjen Haliloviç nga Srebrenica

Lufta e përjetuar në vitin 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë e shkatërroi familjen Haliloviç me 4 fëmijë nga Srebrenica, raporton Anadolu Agency (AA).

Në luftën e Srebrenicës e cila në cilësohet si tragjedia më e madhe njerëzore e përjetuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, kanë humbur jetën 2 djemtë e familjes. Në vitin e 26-të të gjenocidit do të varroset Esnaf Haliloviç, eshtrat e të cilit janë gjetur dhe janë identifikuar.

Haliloviç, ishte ende 19 vjeç kur u vra dhe pas ceremonisë masive mortore që do të mbahet më 11 korrik do të varroset në Varrezën Përkujtimore Potoçari me 18 viktimat e tjera të cilat janë identifikuar.

Rahima Haliloviç, kunata e Esnaf Haliloviç në një deklaratë për AA tha se lufta e ka shkatërruar familjen Haliloviç dhe shpjegoi se edhe babai i saj doli nga viti 1992 nga shtëpia dhe nuk u kthye më kurrë.

Ajo bëri të ditur se nga familja Haliloviç kanë mbetur vetëm dy vajza. “Esnaf humbi nënën e tij në një sulm me mortaja gjatë luftës. Për 4 fëmijët që mbetën pa njeri u kujdesëm bashkë me bashkëshortin tim Sabahat”, shtoi Haliloviç.

Duke shpjeguar se vëllai Almir dhe xhaxhai Sabahet i Esnaf Haliloviç u vranë gjatë përpjekjeve për të mbërritur në “zonën e sigurt” në Tuzlla nëpërmjet rrugës së pyllit, Rahima Haliloviç tha se “Mbetjet e eshtrave u gjetën në zonën Suceska. U gjetën vetëm disa kocka. Do të kryejmë varrimin e tyre dhe do të sigurojmë që të gjejnë paqen e fundit”.

Më tej Haliloviç tha se në vitin 2003 kanë varrosur eshtrat e bashkëshortit të saj Sabahat ndërkohë që ende nuk është gjetur trupi i Almirit.

Ajo rikujtoi se me vëllezërit Haliloviç janë përshëndetur për herë të fundit në shtëpinë e tyre në Srebrenicë. “Esnaf, më tha ‘Mos ki merak kunatë do të mbërrij në zonën e sigurt‘. Hynë në rrugën e pyllit. Ndërsa unë me motrat, 3 fëmijët e mi dhe vjehrrin shkuam në Potoçari”, tha Rahima Haliloviç.

Duke shpjeguar se Esnaf ishte një person i dashur nga të gjithë, një i ri i përshtatshëm dhe punëtor, Haliloviç tha: “E vranë, ndërkohë që ishte i pafajshëm, pa mëkate”.

Haliloviç shpjegoi se nga familja kanë mbetur vetëm motrat të cilat jetojnë në Suedi dhe të cilat vizitojnë vetëm atë për shkak se nuk kanë njeri tjetër ku të shkojnë. “Është e nevojshme që të varrosen mbetjet e eshtrave, në mënyrë që të kenë një varr për të kryer lutje”, u shpreh më tej ajo.

Këtë vit do të varrosen 19 viktima

Këtë vit në kuadër të ceremonisë përkujtimore që do të mbahet në 26-vjetorin e gjenocidit do të varrosen eshtrat mortore të 19 viktimave që janë identifikuar.

Në mesin e viktimave që do të varrosen këtë vit do të jenë Azmir Osmanoviç i cili ishte 16 vjeç, viktima me moshën më të re kur u vra si dhe Husein Kurbashiç i cili ishte 63 vjeç, viktima më e vjetër kur u vra.

Ndërsa emrat dhe vitlindjet e viktimave të tjerë janë si më poshtë:

“Vejsil Hamzabegoviç (1939), Muhidin Mehmedoviç (1977), Ramiz Selimoviç (1951), Esnaf Haliloviç (1976), Muamer Mujiç (1976), Mehmed Beganoviç (1947), Hajro Aljiç (1944), Jusuf Aljiç (1967), Zajim Hasanoviç (1968), Asim Nukiç (1971), Nezir Dautoviç (1969), Ibrahim Avdagiç (1950), Jusuf Haliloviç (1948), Salih Xhananoviç (1955) dhe Meho Karahoxhiç (1939)”.

Masakra e Srebrenicës

Pas pushtimit të Srebrenicës më 11 korrik të vitit 1995 nga njësitë serbe nën komandën e Ratko Mlladiçit, civilët boshnjakë që u strehuan tek ushtarët holandezë që shërbenin në kuadër të Kombeve të Bashkuara (OKB) iu dorëzuan serbëve.

Serbët të cilët lejuan kalimin e grave dhe fëmijëve në zonën nën kontrollin e ushtarëve boshnjakë, masakruan në pjesën e pyllit, në fabrika dhe depo të paktën 8.372 meshkuj boshnjakë të cilët u varrosën nëpër varreza masive.

Trupat e viktimave që gjenden në varret masive gjatë punimeve që filluan pas luftës për gjetjen e të humburve, pas identifikimit varrosen me një ceremoni që zhvillohet çdo vit më 11 korrik në Varrezën Përkujtimore Potoçari.

Në Varrezat Përkujtimore Potoçari në të cilën këtë vit do të varrosen 19 viktima, deri më sot janë varrosur gjithsej 6.652 viktima.

Trupat e viktimave të gjenocidit janë gjetur në 570 pika të ndryshme të vendit ndërsa viktima me moshën më të re e gjenocidit që është varrosur deri më sot është Fatima Muhiç e cila u masakrua vetëm disa ditë nga lindja.