RTV PENDIMI

Lajme

Lituania mund të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia

Qeveria e Lituanisë ka njoftuar se mund të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit natyror nga Rusia për shkak të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se nëse Rusia ka sukses në Ukrainë, objektivi i saj i ardhshëm duket se janë shtetet baltike.

“(Presidenti rus, Vladimir) Putin ka thënë se tragjedia më e madhe e shekullit të 20-të është rënia e Bashkimit Sovjetik. Pra, qëllimi i tij janë shtetet baltike, sepse ato vende ishin gjithashtu pjesë e Bashkimit Sovjetik”, tha Nauseda për BBC.

Duke theksuar se Lituania, e përballur me shumë kërcënime, ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes, Nauseda shprehu besim të plotë në NATO si një organizatë e përbashkët e mbrojtjes.

Duke iu referuar sanksioneve kundër Rusisë, presidenti lituanez theksoi marrëveshjen BRELL, e cila solli Lituaninë, Estoninë, Letoninë, Bjellorusinë dhe Rusinë në një unazë të vetme energjetike.

“Procesi i heqjes së Lituanisë nga BRELL mund të përfundojë në vitin 2025. Në këtë moment, ne duam ta përshpejtojmë këtë proces dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë”, tha Nauseda.

Ai tha se ata mund të reduktojnë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia në këtë kontekst, duke shtuar se, “Ne jemi më të gatshëm se shumë vende të tjera në Bashkimin Evropian (BE) për të reduktuar burimet e energjisë nga Rusia”.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e