Rtv Pendimi

Përurohet xhamia e re te tregu në Prishtinë

Përurohet xhamia e re te tregu në Prishtinë

Me këndim të Kuranit dhe selavateve është përuruar xhamia e re te tregu në Prishtinë. Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, përfaqësues të KBI-së së Prishtinës, hoxhallarë, e xhematlinjë të shumtë. Paraprakisht Egzon Ibrahimi këndoi disa ajete kuranore para namazit të xhumasë.

Hytben e xhumasë e mbajti Myftiu Tërnava, i cili veç tjerash tha se vërtet xhami ndërtojnë vetëm ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. Xhamitë kanë reflektuar paqe, nder, respekt, harmoni dhe dritë për të gjithë, dinjitet të familjes dhe shoqërisë. Ai më pas nënvizoi se në këtë mënyrë besimtarët po i përkushtohen edhe më shumë Zotit, duke veçuar rolin e pazëvendësueshëm që xhamitë kanë pasur dhe kanë në Kosovë. “Kush ndërton një xhami në këtë botë, Zoti do t’ia ndërtojë atij në Ahiret një shtëpi prej shtëpive të xhenetit. Andaj lus Zotin që t’iu shpërblejë të gjithë juve që jeni bërë shkaktar për ndërtimin e kësaj xhamie madhështore në këtë kohë sfidash që ne si popull të unifikuar e të bashkuar kemi ditur të ia tejkalojmë sepse kështu na mëson feja dhe Kurani. Unë ju përgëzoj për këtë xhami kaq madhështore e domethënëse në këtë vend dhe kohë kaq domethënëse. Ne krahas xhamive ndërtojmë shkolla, spitale, biblioteka e gjithçka ka nevojë komuniteti ynë. Përmes kësaj xhamie dhe xhamive tjera ne mbrojmë fenë tonë. Xhama është mbrojtje e besimtarit, familjes dhe atyre bajonetave të cilat po hidhen në drejtim të shkatërrimit të familjes së besimtarit që jetojmë në këtë nën qiell ku na ka krijuar Allahu xh.sh., Xhamia do të jetë ajo që do të na mbrojë nga këto sulme që synojnë prishjen e vlerave familjare që ka treguar heroizëm gjatë tërë të kaluarës sonë historike. “Shumë nga bijtë e bijat tona janë larguar nga Kosova prej dhunës, persekutimit, disa shumë prej tyre janë burgosur, vrarë e masakruar për këtë vend, ose më mirë të themi nuk ka rrugë as vend këtu në vendin tonë që nuk është ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë që ranë për të mos vdekur kurrë që ne sot të frymojmë lirshëm, të ndërtojmë xhami, shkolla, rrugë e infrastrukturë të nevojshme për qytetarët tanë që të arsyetojmë vete qenien tonë të qenët njeri”- tha mes tjerash Myftiu Tërnava.

Po në këtë vazhdë ai përmendi se në xhami do të mësojnë gjeneratat e reja do të kumtohet mesazhi i Islamit dhe xhamia do të jetë një kala e fortë dhe e pathyeshme deri në kiamet ku do të mbrohen vlerat familjare.

Namazit të xhumasë i priu kryeimami i Republikës së Kosovës, Vedat ef. Sahiti. Në fund besimtarët falënderuar Myftiun Tërnava dhe BIK-un për ndihmën dhe përkrahjen që ka dhënë në ndërtimin e kësaj xhamie.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH