LG G4 Pro me kamerë të dyfishtë

LG pritet të lansoj fabletin e ri para fundvitit, të njohur si LG G4 Pro.

Sipas spekulimeve të fundit, fableti i ri nga LG do të ketë opsionin në setup për përdorimin e kamerës së dyfisht, gjë që mundëson përdorimin e lensit të gjerë dhe telefotos në të njejtën kohë.

Detajet e tjera të specifikave të pajisjes mbeten të pa konfirmuara, megjithatë, spekulimet e ndryshme janë në qarkullim.
Pajisja pritet të ketë ekran 5.8 inç të teknologjisë Quad HD dhe rezolucionit prej 2560×1440.

Siç është thënë edhe më herët, LG G4 Pro pritet të jetë rival i denjë me iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.(Telegrafi)