KULMI I ÇDO KULMI TË JETËS

Jeta më mësoi që ta bëj zemrën time qytet, ku shtëpitë e tij janë dashuria, rrugët e tij janë falja dhe toleranca.
Jeta më mësoi të jap dhe të mos pres kompensim për atë që e dhashë.
Jeta më mësoi të jem i sinqertë me veten, para se të kërkoj nga tjetri të më kuptojë dhe më mësoi të mos ndiej keqardhje për asgjë.
Po ashtu, jeta më mësoi që shpresën ta bëj fener, që do të më shoqërojë në çdo vend.
Kulmi i dashurisë është ta duash atë që të lëndoi.
Kulmi i sinqeritetit është ta harrosh plagën që i dashuri ta shkaktoi.
Kulmi i lidhjes është të vazhdosh lidhjen me atë që me ty i shkëputi.
Kulmi i bamirësisë është të sillesh mirë me atë që me ty nuk sillet mirë.
Kulmi i faljes është t’ia falësh atij që të dëmtoi.
Kulmi i çdo kulmi, kjo e tëra, të jetë për hir të Allahut.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU