
KFOR: Carabinierët italianë patrullojnë në Mitrovicën e Veriut për siguri dhe lëvizje të lirë
Policia ushtarake italiane Carabinieri, pjesë e misionit të KFOR-it, ka kryer patrullime në Mitrovicën e Veriut me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbështetjen e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.
Në njoftimin zyrtar, KFOR bëri të ditur se këto patrullime realizohen rregullisht si pjesë e angazhimit për ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në gjithë Kosovën.
Sipas KFOR-it, aktivitetet ndihmojnë në rritjen e vetëdijes për situatën në terren dhe pasqyrojnë angazhimin për veprim të paanshëm dhe transparent, në përputhje me mandatin e tij.
Misioni i udhëhequr nga NATO theksoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.