Kështu e lidhin fatin me dry të dashuruarit!

Pamjet e mëposhtme, më herët janë parë vetëm në urat e disa vendeve europiane, tash i shohim edhe në Kosovë!
Disa të rinjë dhe të reja fatin e tyre e lidhin me dry dhe çelësat i hudhin në ujë, duke menduar(besuar) se ata dryna ua ruajnë fatin e tyre, e harrojnë Krijuesin dhe ju mbështetën krijesave. Harrojnë se Krijuesi është ruajtësi më i mirë i çdo gjëje dhe se Ai i ruan e i begaton edhe lidhjet bashkëshortore. Krijuesi thotë:”Po Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve”. (Jusuf, 64).
Andaj i këshillojmë të rinjët që të largohen nga këto besime(mendime) të kota, përfundimi i të cilave është humbje në të dy botët.
Allahu na e ruajtë besimin e pastër!