Kërkoje më të shtrenjtën!

Jeta është e shkurtër, kërkesat dhe dëshirat janë të shumta, andaj kërkoje atë që është më e shtrenjëta.
Besimtari duhet të ketë ambicie të larta dhe të kërkoj atë që është e përhershme, sepse kështu i dashuri ynë Muhamedi(alejhi salatu ve selam) e mësoi shokun e tij Rebi bin Kab el-Eslemi duke i thënë: “Kërko”! Ai tha: Kërkoj të të shoqëroj ty në Xhenet! Pejgamberi i tha:” Dëshiron diçka tjetër “? Ai tha: Vetëm këtë e dua! Pejgamberi i tha:”Më ndihmo për vetën tënde me më shumë sexhde”!
(Transmeton Muslimi).
Allahu na e mundësoftë që të bëjmë sa më shumë sexhde dhe ta shoqërojmë Pejgamberin(salAllahu alejhi ve selem) në Xhenet!

Shkruar nga hoxhë Fadil Musliu, transmeton RTV Pendimi.