KAM HARRUAR TË MARTOHEM

Gazeta egjiptiane “Elahram” botoi një artikull me titullin: “Profesoresha e universitetit i këshillon studentet e saj të martohen”. Në këtë artikull tregohet se si një profesoreshë universiteti në Angli ka qëndruar para qindra studentëve dhe studenteve dhe ka mbajtur një fjalim lamtumirës me rastin e daljes në pension.

Ajo tha: “Ja, i plotësova gjashtëdhjetë vite të jetës sime. Kam arritur në kulmin e realizimeve, kam korrur sukses dhe kam avancuar çdo vit të jetës sime, kam realizuar punë të mëdha në shoqëri. ?do minutë e ditës sime më ka sjellë fitime, arrita reputacion të madh dhe pasuri, m’u dha rasti të vizitoja tërë botën, por, a jam tani unë e lumtur pasi arrita gjithë këto fitore? dhe arsim, në udhëtime dhe famë, harrova ta bëja atë që është më e rëndësishme se e tërë kjo për femrën…

Harrova të martohem, të kem fëmijë dhe të stabilizohem në jetë. Për këtë jam kujtuar vetëm tani, kur erdha këtu para jush. Në këtë moment e ndjeva se nuk kam vepruar asgjë në jetën time dhe se i gjithë mundi që kam sakrifikuar gjatë tërë këtyre viteve është i humbur.Tani do të dal në pension, do të kalojnë një vit ose dy nga kjo kohë dhe pas kësaj të gjithë, të zhytur në preokupimet e tyre jetësore, do të më harrojnë…

Po të isha martuar dhe të kisha formuar familje, do të lija efekte më të mëdha dhe më të mira në jetë. Vërtet puna kryesore për femrën është që ajo të martohet, të krijojë familje dhe çfarëdo mundi tjetër që ajo sakrifikon në diçka tjetër nuk ka vlerë për jetën e saj në esencë. Këshilloj çdo studente që këtë gjë ta vërë në prioritetet e saj, pas kësaj le të mendojë për punë dhe famë.”

Vërtet këta njerëz shpenzojnë jetën e tyre dhe e kuptojnë realitetin vetëm pasi vijnë në përfundim të saj. Ajo që të çudit më shumë se kjo është kur sheh vajzat myslimane që tentojnë t`i pasojnë këta njerëz në këtë hutim. I lumtur është ai që mësohet nga të tjerët, prandaj për ku je nisur oj bijë e Islamit?

(Marrë nga libri: “Shëtitje në kopshtin e dijetarëve dhe të ngjarjeve të jetës”, shkruar nga dr. Omer Eshkar)

Përktheu: Alaudin Abazi