“Krimi monstruoz në Paris tregon se jetojmë në kohë kur shërbëtorët e djallit, vrasin në emër të Zotit! Por, ky krim trishtues gjithashtu pasqyron edhe të vërtetën se bota Perëndimore, ku perëndi i vetëm është paraja, përballet me atë që në mas të madhe e prodhoi vetë ajo: të mbetur pa armikun ideologjik që e ‘stimulonte’ kapitalizmin të ecë përpara – komunizmin, disa qarqe Perëndimorë bënë çmos që të ‘shpikin’ armik të ri, madje edhe duke angazhuar ‘ekspertë’ që duhej fenë e paqes- Islamin, rrejshëm ta tregonin si fe që stimulon dhunën! Dhe ja, tani bota është futur në spiralen e dhunës, që prodhon tragjedi. Dalja do jetë më e vështirë seç e besonin ata që të mirën e vetvetes e ndërtonin mbi urrejtjen dhe fatkeqësinë e të tjerëve. Andaj ne shqiptarët, si popull shumëfetarë, sot duhet të jemi më të afërt me njëri tjetrin se kur do qoftë më parë. Pra, ne duhet ta dimë se sot, si kurrë më parë, qarqet antishqiptare, do investojnë që të dëmtojnë më të shenjtën që kemi – trungun shumëfetarë të shqiptarisë! Andaj duhet ta mbrojmë këtë trung kombëtarë, me çka edhe do u dëshmojmë të gjithëve atë që shumëkush e ka harruar: se nuk janë fetë ato që stimulojnë dhunën, por është destruktiviteti njerëzorë ai që i keqpërdorë fetë për ta arsyetuar dhunën!” ( Kim Mehmeti)