HTC ka njoftuar se telefoni i saj më i ri HTC One M9 do të debutojë në Tajvan javën e ardhshme, përkatësisht më 16 mars.
Kompania ka thënë se do të jenë dy versione të telefonit – njëri me 32GB memorie të brendshme dhe tjetri me 64GB, ndërsa versioni ndërkombëtar i pajisjes vjen vetëm me 32GB.
Karakteristikat e tjera të HTC One M9 do të mbeten të njëjta dhe përfshijnë Android 5,0 Lollipop dhe ekranin me 5 inç në Full HD me rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.
Në shtetin e origjinës Tajvan, telefoni i mençur One M9 me 32GB hapësirë do të kushtojë rreth 693 dollarë, ndërsa modeli me 64GB hapësirë do të shitet për 756 dollarë. (Telegrafi)