Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon ndihma humanitare në kufirin Bjellorusi-Poloni

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgon ndihma humanitare në kufirin Bjellorusi-Poloni

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar një maune me ndihma humanitare për refugjatët në kufirin Bjellorusi-Poloni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke thuhet se një maune është nisur nga Stambolli drejt Bjellorusisë me ndihma përfshirë, ngrohëse, shtretër, batanije, jastëkë, çanta gjumi kampingu dhe produkte mbrojtëse personale.

Të gjitha materialet e ndihmës do të dërgohen në rajon me organizimin e kompanisë së logjistikës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe se do të planifikohen dërgesa të reja sipas kërkesës.

Në ceremoninë e dërgimit krahas zv/drejtorëve të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Alper Küçük dhe İbrahim Özer, morën pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Jagan Chapagain dhe drejtoresha e IFRC për Evropën, Birgitte Bischoff Ebbesen.