RTV PENDIMI

Lajme

Gjilanit do t’i shtohet edhe një xhami e re

Në prezencën e myftiut të Republikës së Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë  dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu,  vendoset gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së re në hyrje të Gjilanit. Në këtë eveniment, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, z. Aliu, ka përgëzuar banorët e kësaj lagjeje për ndërtimin e xhamisë së re dhe ka falënderuar donatorët, të cilët me shumicë janë nga diaspora. Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu Naim Tërnava përgëzoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit për fillimin e ndërtimit të xhamisë së 45-të në këtë komunë.

Duke folur për rëndësinë e ndërtimit të xhamive nga besimtarët, ai theksoi hadithin: “Ai i cili ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do të ndërtojë për të një shtëpi në xhenet”. Përveç banorëve të lagjes, në këtë ngjarje morën pjesë edhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri Bajgora, kryetarët e KBI-ve të Pejës, Vitisë dhe Kamenicës etj.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e