Mos mbaj brengën për trupin tënd sepse muslimanët do të veprojnë të duhurën:
t’i zhveshin rrobat, të lajnë, ta veshin qefinin, ta falin namazin, të nxjerrin nga shtëpia, të mbartin deri te banesa e re.
Do të vijnë shumë njerëz për të përcjellë xhenazen tënde, madje shumë nga ata do t’i anulojnë edhe punët personale që të të varrosin ty, edhe pse ndonjëri nga ata nuk ta deshi të mirën asnjëherë derisa ishe gjallë.
Edhe me gjësendet tua, zgjidhet gjithçka:
çelësat e tu, librat tua, canta jote, këpucët tua, garderoba jote…
Nëse familja jote janë të mençur, i japin sadaka në emër tëndin që të kesh akoma dobi.
Por, ji i sigurt se:
Dynjaja nuk do të pikëllohet për ty, e as bota!
Ekonomia do të vazhdojë.
Në vendin tënd të punës do të vijë tjetri për ta zënë vendin.
Pasuria jote do të jetë në pushtetin e trashëguesve tu.
Gjersa ti do të merresh në pyetje edhe për lëvozhgat ku i ke fituar.
Gjëja e parë që zhduket prej teje kur të vdesësh është emri yt…
Kur të vdesësh, të tjerët thonë: ku mbeti kufoma? e nuk ta shqiptojnë emrin.
Kur të duan të ta falin namazin, thonë: afrojeni xhenazen! e nuk ta shqiptojnë emrin.
Kur nisin të të vendosin në varr, do të thonë: kape mirë kufomën! e nuk ta shqiptojnë emrin.
Pra, mos u mashtro me prejardhjen tënde, as me postin dhe as me fisin!
Nuk ka më të poshtër se kjo botë ku jemi dhe nuk ka më madhështore se sa ajo ku po shkojmë!
Pikëllimi për ty do të jetë tre lloj:
Ata që të njohin sipërfaqësisht, do të thonë: gjynah tybe!
Shokët e tu do të pikëllohen disa orë apo disa ditë dhe pastaj i kthehen muhabetit dhe humorit të tyre.
Pikëllimi i thellë i familjes tënde të shtëpisë do të jetë një javë, dy javë, një muaj apo dy, le të themi një vit! Por pastaj do të fusin në arkivin e kujtimeve.
Kështu pra!
Përfundoi historia jote mes njerëzve.
Tani fillon tregimi yt me realitetin!!!
Ai është ahireti.
Nga ti u zhduk bukuria, pasuria, shëndeti, fëmija.
U ndave nga shtëpia e pallati
u largove dhe nga bashkëshortja/ti.
Tashmë, nisi jeta e vërtetë.
Këtu është pyetja: Çfarë bëre gati për varrin dhe ahiretin tënd?
Ky realitet kërkon prej nesh meditim!!
Kujdese pra, për farzet, nafilet, sadakanë e fshehtë, punët e mira, namazin e natës… ndoshta do të shpëtosh.
Sikur të ndihmoje t’i kujtosh njerëzit me këto fjalë që i lexove
Do të kesh dobi – inshallah – nga ndikimi që te dikush do të bësh.
“Përkujto, sepse përkujtimi u bën dobi besimtarëve!”