Zjarri që shpërtheu të hënën në rajonin Var në jug të Francës sot është vendosur nën kontroll, por flakët nuk janë shuar ende plotësisht, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga prefektura Var, thuhet se zjarri pyjor që shpërtheu më 16 gusht në Maures Masif në afërsi të zonës Gonfaron është vendosur nën kontroll, por flakët nuk janë shuar ende plotësisht.
Sipas lajmeve të Franceinfo dhe Le Parisien, në hetimin e kryer lidhur me shkakun e zjarrit thuhet se mundësia është e madhe që arsyeja e parë mund të jetë një bisht i cigares i hedhur drejt pyllit nga zona e pushimit në autostradë.
Si pasojë e zjarrit janë lënduar lehtë 7 zjarrfikës që luftuan me flakët, kanë humbur jetën 2 persona dhe 19 të tjerë janë helmuar nga tymi.
Më shumë se 8 hektarë tokë u dogjën nga zjarri, ndërkohë u angazhuan rreth 1.200 zjarrfikës.
Krahas ekipeve të zjarrfikësve në zjarr u krye ndërhyrje edhe me avionë dhe helikopterë. Për shkak të zjarrit u evakuuan rreth 10 mijë njerëz dhe shumë zona kampingu në brigje.
Në anën tjetër njoftohet se janë vendosur nën kontroll 4 zjarre në afërsi të qytetit Aude në jug të vendit si dhe zjarret në shumë pika në rajonet Vaucluse dhe Gard.