
Franca njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës
Presidenti Emmanuel Macron deklaroi tani se Franca njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.
“Është përgjegjësia jonë të bëjmë gjithçka për të ruajtur mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete,” u shpreh Macron gjatë fjalimit të tij.
Ai theksoi se ky hap është i domosdoshëm për të hapur rrugën drejt paqes në Lindjen e Mesme.