Facebook aktualisht është duke testuar shtimin e imazheve GIF dhe butonit për “attachment” si pjesë e shërimit. Megjithatë, jo të gjithë përdoruesit e kanë këtë opsion në këtë kohë pasi është ende në fazë testuese.
Sipas një raporti të “The Next Web”, nëse hapni një faqe muhabeti në “chat” në Facebook.com, do të ju shfaqen ikonat e reja pranë butonave të vjetër prej ku mund të dërgonit para, fotografi e figura tjera. Veç këtyre, tashmë butonët e rinj do të shfaqen nën hapësirën ku shkruani, e jo në pjesën e djathtë, transmeton Koha.net.
Kur klikonin ikonën GIF, do të ju shfaqet një listë me GIF-a ë cilat me sa duket përzgjedhen në mënyrë automatike përgjatë një hapësirë për GIF-a. Në raport thuhet gjithashtu se përkrahja me imazhe GIF është shtuar edhe në aplikacionin e “Messengerit” në telefona mobilë.
Kompania, gjithnjë sipas këtij raporti, ka ndryshuar edhe tingullin kur përdoruesi pranon një porosi.