RTV PENDIMI

Lajme

Droni që u rrëzua në Zagreb mbante bombë, për eksploziv vazhdojnë hetimet

Prokuroria Shtetërore e Qarkut të Zagrebit ka njoftuar se ekspertiza balistike e fragmenteve metalike të dronit ushtarak që u rrëzua në Zagreb përcaktoi se ishte një avio-bombë me ndezës, ndërsa për gjurmët e eksplozivit ende nuk kanë nxjerr një përfundim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nisur nga informacionet e publikuara në media për rezultatet e ekspertizës, si dhe nga pyetjet e marra nga gazetarët, Prokuroria e Qarkut të Zagrebit raportoi se “për të analizuar gjurmët e sekuestruara në vendngjarje deri më tani janë lëshuar urdhra për kryerjen e disa llojeve të ekspertizave dhe është kërkuar mendimi i ekspertit të profesionit teknik aeronautik”.

Deri më tani, Prokuroria Shtetërore e Qarkut të Zagrebit ka marrë rezultatet e ekspertizës balistike dhe vetëm një pjesë të rezultateve të ekspertizës kimiko-fizike dhe zyra njoftoi se ekspertiza balistike e fragmenteve metalike përcaktoi se ishte një avio-bombë me ndezës.

“Rezultatet e deritanishme të hetimeve penale dhe rezultatet e një pjese të ekspertizës së kryer nuk japin bazë për të arritur rezultatin përfundimtar”, thuhet në deklaratë.

Prokuroria e Shtetit të Zagrebit në koordinim me organet kompetente të përfshira në hetimin penal vazhdon punën në lëndën për të përcaktuar të gjitha rrethanat relevante të rrëzimit të dronit TU-141 Strizh në qarkun Jarun të Zagrebit rreth dy javë më parë.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e