RTV PENDIMI

Kuzhinë

Djathanik i ëmbël: Nuk do t’jua marrë mendja se sa do t’ju pëlqejë shija e kësaj piteje!

Janë ngazëllyer madje edhe ata të cilët nuk e duan edhe aq shijen ëmbël-njelmët.

Mos u bëni skeptikë, provoni këtë djathanik të ëmbël dhe do të jeni të kënaqur me shijen sa që do ta gatuani vazhdimisht! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit për brumë:

▪ 280 g miell
▪ 250 g margarinë
▪ 2 të verdhë të vezëve
▪ 7 lugë sheqer
▪ 1 lugë ajkë të thartë
▪ një qeskë pluhur për simite

Përbërësit për fill:

▪ 1 kg djathë taze
▪ 1 qeskë sheqer vaniljeje
▪ sheqeri kristal shtohet sipas shijes
▪ 2 të bardhë të vezëve

Përgatitja:

Margarinën lëreni të ngrohet në temperaturë dhome. Të gjithë përbërësit për kore bëni brumë, deri sa të bëhet i lëmuar. Ndajeni në dy pjesë të njëjta.

Të gjithë përbërësit për fill bashkoni. Pjesën e parë të brumit shtrijeni në dimensione të tepsisë dhe mbështilleni në okllai dhe qiteni në tepsi të lyer.

Sipër qitni tërë fillin dhe shpërndajeni pothuajse deri në skaj, lëreni rrethin prej afro 1 centimetër.

Shtrijeni koren tjetër, mbështilleni në okllai dhe qiteni sipër fillit, skajet bashkoni. Shpojeni me pirun dhe futeni në furrë të ngrohur mëparë që të piqet në 180 gradë Celsius.

Pjekja duhet të zgjasë 40 dhe 50 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.

Ftoheni, qitni sheqer pluhur dhe servireni.

Ju bëftë mirë!

/Telegrafi/

Të ngjajshme :

Kuzhinë

Mëngjes me shumë proteina në një pjatë të vetme

Qulli i tërshërës është një prej super ushqimeve, super energjike dhe super të shpejta, që rekomandohet të jetë pjesë e
Kuzhinë

Recetë për mish me lakra turshi

Tani është koha e lakrave turshi dhe e gjellëve të zgjedhura të cilat mund t’i gatuani me to. Mish me