Rtv Pendimi

DISA FJALË PËSHPËRITËSE PËR BURRIN DHE GRUAN!

– Disa fjalë pëshpëritëse për burrat:

Mos u lëkund në kërkimin e faljes kur e dëmton gruan.

Shikoje në sy dhe shprehja ato fjalë keqardhjeje, që ajo t’i lexon nga sytë e tu, e t’i dëgjojë me veshët e saj dhe t’i ndjejë me zemrën e saj.

Dije se dashuria nuk vazhdon, përveçse kur themeli i saj është respekti dhe nderi!

– Disa fjalë pëshpëritëse për gruan:

Ji e bindur në jetën tënde dhe mos i merr lakmi të tjerëve se si jetojnë. Kënaqu me gjithë atë që e posedon dhe përkujdesu që atë ta zbukurosh dhe ta përmirësosh.

Gjithnjë rri e buzëqeshur. Ti je drita e shtëpisë dhe parfumi i saj.

Bëje që zemra jote të posedojë dry, edhe atë vetëm se me një çelës, që e posedon burri yt!!

Ju të dy jeni ata që do ta bëni shtëpinë të lumtur!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH