Lajme
Page: 47
Kuvendi i Kosovës ka marrë statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, transmeton Anadolu. Në takimin e Asamblesë që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, shumica e vendeve kanë votuar për avancimin e Kosovës në këtë organizatë, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, […]
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), vendi pritet t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë me regjistrimin e ri të popullsisë apo rreth 150 mijë më pak se sa në regjistrimin e fundit të vitit 2011, raporton Anadolu. Në konferencën e fundit për media, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, vlerësoi se […]
Një numër i madh kolonësh izraelitë të paligjshëm hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar sot, transmeton Anadolu. Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se të paktën 115 kolonë të paligjshëm bastisën kompleksin nga zona e Portës Al-Mugharbah, në perëndim të xhamisë. Shumë besimtarëve palestinezë iu ndalua hyrja në […]
Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në Qeverinë e Kosovës me kryeministrin Albin Kurti, transmeton Anadolu. Siç bëhet e ditur në njoftimin për media të KFOR-it, Ulutaş ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të shmangin veprimet e njëanshme që përkeqësojnë tensionet, pas operacionit të policisë ndaj […]
Krerë të institucioneve të larta në Kosovë kanë mirëpritur miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që 11 korriku të shpallet si “Dita e përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës”, transmeton Anadolu. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me miratimin rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë kërkuar drejtësi në 25-vjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, në Komunën e Istogut, transmeton Anadolu. Presidentja Osmani tha se pushteti gjenocidal i Serbisë vrau brenda burgut të Dubravës të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik. “Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë […]
Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Teufik bin Feuzan bin Rebiah, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, nëpërmes së cilës njofton gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, se organizimi i shkuarjes në haxh i takon vetëm institucionit zyrtar në Kosovë, pra Bashkësisë Islame […]

Mbi 14.000 njerëz janë zhvendosur nga rajoni i Kharkivit të Ukrainës në dy javët e fundit pasi përleshjet midis forcave ruse dhe ukrainase janë intensifikuar, tha sot përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Ukrainën, Jarno Habicht, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë, e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Kievi, […]
Rripi i Gazës po përjeton një “katastrofë mjekësore”, tha zëvendëskoordinatori mjekësor organizatës Mjekët pa Kufij (MSF) në Gaza, Muhammad Abu Mugaysib. Në një deklaratë për Anadolu, Mugaysib tha se në Rafah kanë mbetur vetëm dy spitale fushore. “Këto spitale nuk mund të plotësojnë as mungesat dhe nevojat e njerëzve. Ajo që na nevojitet nuk janë […]
Bashkimi Evropian (BE) tha se 31 nga 36 spitalet në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar që nga 7 tetori 2023 e deri më tani dhe bëri thirrje për përfundimin e sulmeve ndaj objekteve shëndetësore të cilat janë jetike për civilët, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim nga Përfaqësuesi i Lartë […]