Lajme
Page: 42
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur sot në takim për herë të parë ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Mesec. Gjatë këtij takimi, palët janë dakorduar që të iniciohet marrëveshja për sigurime shoqërore mes dy vendeve, duke u mundësuar e drejta për pension qytetarëve të Kosovës që […]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë organizuar Simpoziumin e Teknologjisë Mjekësore, raporton Anadolu. Ky Simpozium është i pari i llojit të vet që organizohet në Kosovë e në rajon dhe ka për qëllim të krijojë hapësira dhe mundësi shkëmbimi e bashkëpunimi mes specialistëve të teknologjisë mjekësore, […]
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu shqetësimin e tij për krizat e përshkallëzuara humanitare dhe politike në Rripin e Gazës dhe Liban, ndërsa dënoi shkeljet e ligjit ndërkombëtar, raporton Anadolu. “Makthi në Gaza tani po hyn në një vit të dytë mizor dhe të neveritshëm. Ky ka qenë një vit krize. Krizë humanitare. […]
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme nga Serbia, të cilat hyjnë në pikën kufitare në Merdare, transmeton Anadolu. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Zyra e BE-së në Kosovë tha se ky vendim është “në të mirën […]
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka dhënë detaje të ceremonisë së inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, që do të bëhet të enjten. Në këtë eveniment të madh pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja, i cili do […]
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët amerikanë kanë kryer pika kontrolli të automjeteve brenda komunës së Leposaviqit. Në një njoftim në Facebook, KFOR-i thotë se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të tyre për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë “Ushtarët amerikanë të caktuar […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë bërë të ditur se nga ky muaj do të rriten pensionet për disa kategori të pensionistëve me 20 për qind, transmeton Anadolu. Në një konferencë për media në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Kurti, tha se situata me inflacionin është […]
Në Shqipëri është mbajtur një protestë antiqeveritare, me thirrjen e partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike (PD), ndërkohë, protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje, raporton Anadolu. Protestuesit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë mbledhur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas kanë marshuar në […]
Më 6 tetor 2024, u shënua 30 vjetori i themelit të xhamisë “Vëllazërimi”, në Krems, manifestim ky që solli në kujtesë fillesat e para të organizimit fetar dhe kombëtar në këtë qytet, plot 30 vite funksionimi dhe veprimtarie për të mirë të fesë dhe kombit, në mënyrë që të sjell një copëz të vendlindjes, këtu […]
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në terminalin doganor në Vërmicë, oficerët doganorë kanë arritur të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një maune gjatë një kontrolli të detajuar. U identifikuan mallra me afat të skaduar si: çamçakëz, ëmbëlsira, biskota, erëza. U konfiskuan mbi 3000 paketime. “Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një […]