Lajme
Page: 25
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat e procesit të numërimit te votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit në faqen elektronike, të cilat nuk ndryshojnë radhitjen e partive por vetëm përqindjet e votave që kanë marrë ato, raporton Anadolu. Nga 88,04 për qind e votave të numëruara të votuesve në territorin […]
Janë mbyllur kutitë e votimit për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që nga periudha e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton Anadolu. Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), respektivisht të drejtën e votës deri në ora 15:00 e shfrytëzuan 28,32 për qind apo 558.246 nga gjithsej 1.970.944 votues të […]
Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e sotme zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike për 500 mijë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, transmeton Anadolu. Afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, që përfundon deri në datën 11 maj […]
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 6 shkurt 2025, ndërroi jetë hafëzi Alush ef. Kadriu. Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, e premte, më 7 shkurt 2025, pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit, ndërsa falja e xhenazes do të bëhet […]
Në Shqipëri është bërë thirrje që të fillojë nisma për bojkotin e marketeve për shkak të çmimeve të larta, raporton Anadolu. Aktivistë dhe qytetarë kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për bojkot të blerjeve të produkteve në markete. Nisma është paralajmëruar të zgjasë nga datat 5-10 shkurt. “Protesto për zbritje të çmimeve përmes bojkotit”, thuhet […]
Policia e Kosovës ka zbuluar sërish armë dhe municion në Mitrovicën Veriore, transmeton Anadolu. Siç ka njoftuar policia, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në një lagje afër lumit Ibër, përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në […]
Xhamia e Bardhoshit përveç ritualeve fetare që kryhen në të, kohën e fundit po shfrytëzohet edhe për aktivitete të tjera. Banorët e fshatit Bardhosh, hapësirën e xhamisë mund ta përdorin edhe për të bërë fitnes. Në një dhomë me enterier të bukur e me pajisje të ndryshme të fitnesit, aktivitetin fizik mund ta bëjnë edhe […]
Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar me menaxhimin jo adekuat të mbeturinave, raporton Anadolu. Kryetari i kësaj komune, Përparim Rama e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një konferencë për media të hënën paradite. Rama ka thënë se kompania rajonale publike “Pastrimi”, e cila është kompania e vetme […]
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiyes kanë realizuar me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66, transmeton Anadolu. Siç ka bërë të ditur FSK nëpërmjet një njoftimi, ky bashkëpunim midis dy ushtrive është realizuar me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe të përgatitjes profesionale të pjesëtarëve […]
Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kryen patrulla rutinë në komunat veriore me shumicë të komunitetit serb në Kosovë, transmeton Anadolu. KFOR-i bëri të ditur se këto patrulla u kryen në kuadër të garantimit të sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative të Kosovës me Serbinë. […]