[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 159

Të paktën 968 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.400 të tjerë janë plagosur në Siri pas disa tërmeteve të fuqishme që goditën rajonin juglindor të Türkiyes, raporton Anadolu. Tërmeti u ndje veçanërisht në qytetet Idlib, Halep, Hama, latakia dhe Raqqa, ku u shembën shumë ndërtesa. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA njoftoi se 538 persona […]

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Qeveria e Kosovës kanë autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për ndihmë Republikës së Türkiye-s në tejkalimin e pasojave të tërmeteve të sotme, transmeton Anadolu. Siç njofton Presidenca e Kosovës, Osmani këtë vendim e ka marrë në cilësinë e komandantes supreme të FSK-së. “Në […]

17:49 – Biden dhe Zelensky premtojnë ndihmë për Turqinë e Sirinë Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Turqi, duke shtuar se është thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve atje. Ai gjithashtu u zotua të ofrojë ndihmë për të mbështetur përpjekjet e […]

Të paktën 284 persona kanë humbur jetën dhe 2.323 të tjerë janë plagosur në 10 provinca që u goditën nga tërmeti shkatërrues në pjesët jugore të Türkiye-s të hënën në mëngjes, njoftoi zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay, raporton Anadolu. Gjithsej 1.710 ndërtesa u shembën nga tërmeti, tha Oktay në një konferencë për media. Epiqendra e tërmetit […]

Mbi 300 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë. Tërmet prej 7.8 ballësh tronditi Turqinë juglindore në orët e para të së hënës. Sipas CNN, vetëm në shtetin turk janë shënuar deri më tani 76 viktima dhe mbi 440 të plagosur, derisa në Siri […]

Reshjet e borës kanë përfshirë rajonet e Sirisë veriore, raporton Anadolu. Që nga orët e natës, reshjet e borës kanë kanë filluar në Azez, Bab, Çobanbey, Jarablus dhe Afrin, rajone të cilat janë çliruar nga organizatat terroriste nëpërmjet operacioneve të forcave turke “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në veri të Sirisë. Reshjet e […]

Drejtori i shoqatës “Bereqeti”, z. Behxhet Ajvazi, i shoqëruar nga sekretari i kësaj shoqate, z. Xheladin Fazliu, si dhe nga koordinatorët e shoqatës në Mitrovicë, z. Cena Bala dhe z. Armend Haxhiu, janë pritur sot në takim nga kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza. Në këtë takim është biseduar lidhur me situatën në […]

Në dhjetor të vitit 2024 parashihet përfundimi i punimeve në xhaminë në lagjen Draç. Me pastrimin e tokës dhe gërmimin e themeleve filloi ndërtimi i Xhamisë së Beljer Beut në vendbanimin Draç në Podgoricë, në vendin ku u rrënua xhamia me të njëjtin emër në mesin e shekullit të kaluar. Për myslimanët e Podgoricës ky […]

Më 29 janar 2023, drejtori për Diasporë i BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë “Mesxhidi-Nur” në Fraunfeld të Zvicrës, ku u prit nga imami i emëruar kohën e fundit, Fesal ef. Fetahu, kryetari i Qendrës, Ilam Mustafi dhe xhematë të shumtë. Drejtori Simnica, mbajti një ligjëratë pas namazit të drekës, nga ku uroi dhe përgëzoi […]

Pakistan, rritet në 93 numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës në xhami


[There are no radio stations in the database]