Lajme
Page: 14
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë medalje presidenciale për nënat e Srebrenicës në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë. Gjatë fjalës së saj ajo ka thënë se në Sebrenicë u masakruan më shumë se 8 mijë burra e fëmijë nga forcat gjenocidale të Millosheviqit. Sipas saj, […]
Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu kanë thënë zyrtarët të dielën, ndërsa autoritetet po marrin masa të ashpra kundër udhëtimeve të paligjshme në qytet. Qeveria fajëson “pjesëmarrësit e paautorizuar” edhe për “mbipopullimin” në Haxh. Ajo gjithashtu thotë se ata përbënin […]
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!” Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 1 qershor 2025, në mëngjes, në Meke, ka ndërruar jetë haxhi Avdi Jusufi nga Vushtrria, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. Me këtë rast, […]
Xhamia e Kalasë së Prezës në Qarkun e Tiranës ruan një Kuran të veçantë i dhuruar për këtë xhami 10 vite më parë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Kalaja e Prezës ndodhet në verilindje të Tiranës, në Njësinë Administrative Prezë, rreth 22 kilometra larg kryeqytetit dhe konsiderohet nga studiuesit si një kala tipike […]
Mbajtja e bisedimeve në nivel udhëheqësish midis Ukrainës dhe Rusisë pas negociatave midis delegacioneve do të jetë në dobi të procesit të paqes, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një bisedë telefonike të premten, duke theksuar se kjo duhet të ndodhë pa vonesa të mëtejshme, transmeton Anadolu. […]
KFOR nuk ka zbuluar dhe nuk është njoftuar për ndryshimet e fundit të rëndësishme në prani të forcave të armatosura serbe në vijën kufitare administrative. Kështu është bërë e ditur në një përgjigje për tëvë1 nga KFOR-i rreth deklaratave për kërcënimin e Serbisë me shtimin e bazave ushtarake në kufi me Kosovën. KFOR-i ka bërë […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në cilësinë e Komandantes Supreme të FSK-së ka vizituar “Defender Europe 25”, ushtrimin më të madh të këtij viti të US Army Europe. Në këtë ushtrim, Kosova jo vetëm që do të marrë pjesë, por do të jetë edhe nikoqire. “Sot, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së […]
Bizneset e mëdha në Kosovë, kanë protestuar duke bllokuar hyrjet kryesore në qytetin e Prishtinës, të pakënaqur me vendimin që ata të dalin në treg të hapur energjetik nga 1 qershori 2025, raporton Anadolu. Në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës ashtu sikurse edhe në anë tjera të qytetit, u vendosën disa kamionë për bllokimin e rrugëve, […]
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë së përhershme në Urën e Ibrit. Në njoftimin e KFOR-it thuhet sekarabinierët italianë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë me përkushtim angazhimin e […]

Në Qendrën për Arsim dhe Rehabilitim të Posaçëm në Prishtinë, e ndërtuar dhe e pajisur nga Kryesia e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), është nisur një program katërditor trajnimi teorik dhe praktik për edukatorët dhe terapistët e kësaj qendre, në bashkëpunim me Fondacionin për Edukimin e Personave me Autizëm të Komunës Selçuklu në […]