[There are no radio stations in the database]

Lajme

Page: 133

Në një marshim të mbajtur në qytetin e Prizrenit, është bërë thirrje për ruajtjen e integritetit territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe gjendjes jokonfliktuale mes popujve, raporton Anadolu Agency (AA). Afro njëqind persona pjesëmarrës në marshin e organizuar nga komuniteti “NAŠA Inicijativa” në sheshin historik të Shatërvanit të Prizrenit, përveç flamujve të Bosnjë dhe Hercegovinës, […]

Një sulm me raketë është kryer në zonën ku janë vendosur forcat amerikane pranë fushës së naftës Omer në provincën Deir ez-Zor në Sirinë lindore, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të marra nga AA nga burime lokale, sulmi me raketa është kryer gjatë natës në zonën e rajonit Yesilkoy, ku janë stacionuar forcat amerikane […]

Ermal Delija, i riu nga Mitrovica, i cili mbrëmë humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rrahjes nga një person, para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit. Ermali pas […]

Policia e Kosovës ka ndaluar të premten në mbrëmje në pikën e kalimit kufitar në Merdare një kamion me targa serbe të ardhur nga Serbia në drejtim të Kosovës i cili kishte të ngarkuar material që dyshohej se do të përdorej për referendumin e 16 janarit në Serbi, me synim edhe në komunat me shumicë […]

Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9.00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë. Kryetari i KBI-së në Kamenicë Ferid ef. […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, mr. Besim Mehmeti, sot ka vizituar ambasadën e Katarit në Tiranë, ku u prit nga ambasadori Ali bin Hamad al-Marri. Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin për punën dhe për kontributin e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë […]

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se në takimin e Këshillit NATO-Rusi, palët mbajtën qëndrimet e tyre dhe se NATO ofroi një seri të re takimesh, por Rusia ende nuk është përgjigjur, transmeton Anadolu Agency (AA). Këshilli NATO-Rusi u mblodh për herë të parë që nga viti 2019 për të diskutuar tensionet që […]

Turqia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të lajthive në botë, ndërsa vitin e kaluar vendi regjistroi eksporte prej gati 344.370 tonësh, duke gjeneruar të ardhura prej 2,26 miliardë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Frutave të Thata të Detit të Zi, të marra nga gazetari i […]

Britania ka deklaruar se “nuk po kthen” asnjë person në Siri në përputhje me gjykimin e Kombeve të Bashkuara (OKB) se ata “mbeten të pasigurt”, transmeton Anadolu Agency (AA). Deklarata nga Zyra e Brendshme vjen pas raportimeve të dielën nga ‘The Guardian’ se një azilkërkuesi sirian iu kërkua të kthehet në vendin e tij. Bazuar […]

Policia e Kosovës, për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë, ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar. Në një postim në Facebook thuhet se kujdesi maksimal në trafik, veçanërisht i drejtuesve të automjeteve, është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. “Drejtuesit e automjeteve duhet të […]


[There are no radio stations in the database]