[There are no radio stations in the database]

Probleme shpirtërore & shoqërore

Page: 49

Në të kaluarën ishte një djalë me pasuri të madhe. Prindi tij ishte tregtar i diamanteve dhe perlave, kurse ai në mesin e shokëve të vet kishte respekt të veçantë dhe pozitë që nuk e kishin të tjerët. Kaluan ditët dhe gjërat u ndryshuan. Prindi ndërroi jetë dhe familja u varfërua tepër. Djali e humbi […]

Imami dha selam dhe e përfundoi namazin e akshamit. Ishte imam në njërën nga xhamitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Menjëherë pas namazit iu afrua një njeri, trupmadh e zeshkan dhe mori prej tij leje që ta marrë mikrofonin në dorë dhe iu drejtua xhematit. Ishte hera e parë që xhemati e shihnin këtë […]

Dr. Aid el Karni, Allahu e ruajttë!, rrëfen dhe thotë: Para disa vitesh udhëtova prej Riadit (kryeqyteti i Arabisë Saudite) për në qytetin e Damamit (qytet tjetër në Arabinë Saudite). Në aeroport arrita në mesditë dhe pasi që shoku im që doja ta takoja ishte në punë, e mora një makinë dhe u nisa drejt […]

Rrëfehet për një njeri se ishte simpatizues i udhëtimeve dhe i dhënë pas dëfrimeve. Një ditë prej ditëve, ndodhi që të vizitojë një prej qyteteve dhe në programin e tij të vizitave ishte në plan të vizitohen edhe varrezat e qytetit. Duke ecur nëpër varreza, nga pamja e tyre dhe nga varret e shumta, zemra […]

Dijetari Dr. Sharavi, Allahu e mëshiroftë!, ishte duke mbajtur ligjëratë dhe gjatë ligjëratës dëgjuesit dhe xhemati filluan të mahniten nga fjalët e tij, derisa edhe vetë filloi të ndjejë vetëpëlqim dhe mendjemadhësi në vete. Pas ligjëratës, së bashku me vozitësin e tij hipi në makinë dhe u nis për në shtëpi. Rrugës për në shtëpi […]

Dijetari Muhamed Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!, thotë: Një burrë ia kishte pas ndaluar gruas së vet t’i japë lëmoshë çdo të mjeri që i troket në derë. Një ditë nga ditët në derë i trokiti një i mjerë dhe tha: “Jam i mjerë dhe pa rroba që më mbrojnë nga i ftohti.” Gruas i erdhi […]

Një ditë nga ditët një njeri i ndershëm i cili banonte përballë xhamisë, e shprehu dëshirën ta gostitë me darkë çdo njeri që e kishte pas falur namazin e jacisë me xhemat në xhami. Pasi që imami dha selam dhe e përfundoi namazin, ky njeri u ngut të del nga xhamia dhe të shkojë në […]

Një grua na rrëfen për jetën e saj dhe thotë: Burri më ndërroi jetë, kurse unë isha në të tridhjetat dhe mbeta e vetme me pesë fëmijët që i kishim bashkë. Dynjaja m’u errësua në sytë e mi, qaja për çdo ditë, u mërzita tepër, shpirti m’u ngushtua dhe ia preferova vetes vdekjen se sa […]

– Gjyshe, çka është Kurani? – Ah, biri im,  kjo pyetje nuk është e lehtë për t’u përgjigjur. – Shiko, biri im, kur e kemi blerë makinën tonë së bashku me të e kemi marrë edhe një libër udhëzimi të cilën është dashur ta lexoj para se të filloj ta përdorë atë makinë. Nëna jote, […]

Ishin dy burra të cilët e kishin sëmundjen e njëjtë, shëroheshin në të njëjtin spital dhe qëndronin në të njëjtën dhomë. Njëri krevatin e kishte afër dritares, kurse tjetri afër derës hyrëse të dhomës. Ai që ishte afër dritares ia përshkruante tjetrit bukuritë e natyrës, pemët dhe lulet e ndryshme, kurse ky i mbyllte sytë […]


[There are no radio stations in the database]