[There are no radio stations in the database]

Dija & Daveti

Page: 23

Muaji Sheval[1] është muaj i bekuar. Është muaj i adhurimit dhe me të fillojnë muajt e haxhit[2]. Pëlqehet agjërimi i gjashtë ditëve të tij dhe njashtu preferohet kompensimi i itikafit[3] për atë që nuk e pati mundësinë të qëndrojë në itikaf gjatë Ramazanit. Shevali është muaj i aktit të martesës (niqahut) dhe ruajtjes së nderit në hallall.[4] […]

Bajrami është rit islam, në të paraqiten pamjet e nënshtrimit dhe përuljes ndaj Allahut si dhe shumë nga kuptimet shoqërore dhe shpirtërore. Në arabisht Bajrami quhet ‘Id, që do të thotë se kthehet dhe përsëritet, dhe për çdo vit kthehet i ripërsëritur me gëzim. Po ashtu, thuhet se është emërtuar me këtë emër me shpresë […]

Zekati i fitrit bën pjesë në adhurimet dhe veprat e mëdha që myslimanin e afrojnë tek Allahu, kjo për shkak të lidhshmërisë që e ka zekati i fitrit me agjërimin e Ramazanit, të cilin Allahu ia dedikoi vetes në shenjë nderimi dhe madhështie. Zekati i fitrit është lëmoshë që detyrohet të jepet me mbarimin e […]

Shumë prej xhamive namazin e natës në dhjetëshin e fundit e ndajnë në dy pjesë: Ajo që ligjërohet është të falen të dy namazet (namazi i teravive në pjesën e parë të natës dhe namazi i natës në pjesën e tretë të natës), e ai që ka vështirësi t’i falë të dy namazet, më e […]

O muslimanë, keni frikë Allahun dhe dijeni se jeni në prag të dhjetëshit të begatshëm të fundit të muajit të Ramazanit. Këto ditë Allahu, azze ue xhel, këto ditë veçoi me vlera dhe shpërblime të mëdha dhe mirësi të shumta. Prej veçorive të këtyre ditëve është se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, në këto ditë […]

Itikaf nga aspekti gjuhësor nënkupton të jepesh shumë pas diçkaje, të jesh i pandarë, i pashkëputur nga diçka dhe të jesh i vazhdueshëm në të. Kurse itikaf nga aspekti terminologjik fetar nënkupton të qëndrosh dhe të vetmohesh në xhami me nijet adhurimi dhe afrimi për tek Allahu. Ai i cili qëndron në xhami dhe vetmohet […]

Allahu i dalloi krijesat ndërmjet tyre në vlerë dhe disa i ngriti në shkallë të larta karshi disa të tjerave. Nga ditët dhe muajt i favorizoi disa karshi të tjerëve; dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe janë ditët më të mira të dynjasë, dita e xhuma është dita më e mirë e javës, muaji […]

Në këtë muaj të begatshëm muslimanët me ndihmën e Allahut e fituan luftën e Bedrit kundër armiqve të tyre. Kjo ditë u quajt dita e Furkanit (Dallimit), për shkak se në këtë ditë me fitoren e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, dhe të muslimanëve ndaj jobesimtarëve u dallua e vërteta prej të pavërtetës. Kjo betejë […]

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm […]

1. Braktisja e lutjes para namazit të akshamit. 2. Vonimi i iftarit derisa të kryhet ezani (prej sunetit është përshpejtimi i tij). 3. Falja e namazit të akshamit në shtëpi dhe jo në xhami me xhemat. 4. Teprimi në ushqim dhe pije. 5. Humbja e kohës në gjëra të kota në mes dy namazeve, të […]


[There are no radio stations in the database]