BMW e fokusuar në sistemin e ri hibrid Power eDrive

Prodhuesi i njohur i makinave, BMW, ka njoftuar se është e fokusuar në krijimin e sistemit të ri hibrid Power eDrive për veturat mesatare dhe të mëdha.
Sistemi i ri përmban dy motorë elektrikë dhe një motor standard.
Për herë të parë ky sistem ishte përdorur vitin e kaluar në një prototip të Series 5 GT, që kishte motor elektrik të kombinuar me motorin me djegie dhe që së bashku ofronin 680 kuajfuqi.
Teksa BMW nuk tregoi specifikat e sistemit të veçantë, besohet se modelet që do të vijnë me të do të mund të kalojnë deri në 600 km me mbushje elektrike..kohaislame