Blog
Page: 3
Është publikuar vaktia e ramazanit 2026. Sipas vaktisë, muaji i shenjtë i Ramazanit nis më 19 shkurt 2026 dhe syfyri i parë përfundon në ora 04:49 ndërsa iftari i parë në orën 17:21. Muaji i Ramazanit përfundon më 20 mars kur është edhe Fitër Bajrami.
Islami i kushton rëndësi të veçantë shëndetit të njeriut, sepse trupi ynë është amanet nga Allahu dhe ne jemi përgjegjës për mënyrën se si kujdesemi për të. Pejgamberi Muhamed (paqja qoftë mbi të) ka thënë:“Dy begati i nënvlerësojnë shumë njerëz: shëndetin dhe kohën e lirë.” Kjo na tregon se shëndeti nuk është vetëm mirësi, por […]
Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për mallra me Bashkimin Evropian, e cila ka prekur edhe bizneset në Kosovë. Shoqata tha se pasi një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë malazeze janë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe se […]
Kompania furnizuese me energji elektrike, KESCO, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë nëse do ta aprovojë apo jo propozimin për rritjen e çmimit të rrymës. Sipas aplikimit për […]
Furnizuesi i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) aplikimin për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2026. KESCO ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026. Sipas dokumentit të dorëzuar nga KESCO, i […]
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar i tronditur për rastin e djegies së Kuranit në Çabrat të Gjakovës, akt që e ka cilësuar si vandal dhe kriminal, duke e përshkruar si të “porositur”. Tërnava tha se ky veprim godet parimet, traditën dhe identitetin e popullit të Kosovës. “Një veprim i tillë është plotësisht i […]
Qëndrueshmëria dhe përforcimi i Islamit do të jetë në Sham Halid ibn Madani (Allahu e mëshiroftë!) përcjell se sahabët e kishin pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, na trego për veten?” Pejgamberi ﷺ tha: “Jam lutja e babait tim, Ibrahimit, dhe përgëzimi i Isait. Nëna ime, kur ishte shtatzënë në mua, pa në […]
Ekipi i Zjarrfikësve të Kamenicës realizoi një operacion kërkim-shpëtimi për një person të moshuar rreth 85 vjeç. I moshuari kishte kishte humbur dhe ishte bllokuar në bodrumin e një shtëpie të zbrazët. Falë përkushtimit dhe bashkëpunimit të ekipor bashkë edhe me Policinë dhe mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ai u nxor i sigurt. […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se avancimi i Projektligjit për vlerësimin e diskriminimit në Luginë të Preshevës dërgon mesazhin se, sipas saj, “diskriminimi kundër komunitetit shqiptar në Serbi më nuk është i padukshëm apo tolerohet”. “Serbia vazhdimisht ka kryer shkelje autoritare të të drejtave të minoriteteve, përfshirë fushatën e pasivizimit të qëllimshëm për pastrim […]
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në pranverën e vitit 2023. “Kam një marrëdhënie personale me presidentin [e Serbisë] Aleksandar Vuçiq. Njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Por, natyrisht, presim […]