Rtv Pendimi

Bie papunësia në BE

Bie papunësia në BE

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian ishte 6.9 për qind në korrik, me 0.7 pikë përqindje në bazë vjetore, njoftoi sot zyra statistikore e bllokut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkalla e papunësisë në Eurozonë gjithashtu ra 0.8 pikë përqindje në 7.6 për qind në korrik në bazë vjetore, thuhet në deklaratën për media të Eurostat.

Eurozona ose ZE19 përfaqëson shtetet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Eurostat tha se rreth 14.6 milionë burra dhe gra në BE27, përfshirë 12.33 milionë në zonën e euros, ishin të papunë që nga korriku.

Numri i të papunëve u ul me 1.5 milionë në bazë vjetore në korrik në bllokun prej 27 anëtarësh.

Shkalla më e lartë e papunësisë u regjistrua në Greqi (14.6 për qind ), Spanjë (14.3 për qind ) dhe Itali (9.3 për qind) ndërsa më e ulëta në Çeki (2.8 për qind), Holandë (3.1 për qind) dhe Hungari (3.3 për qind).

Ndërkohë, janë regjistruar 2.85 milionë të papunë nën moshën 25 vjeç në BE27 në korrik, duke e bërë shkallën e papunësisë së të rinjve prej 16.2 për qind.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH