Biden do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për krizën në Ukrainë

Biden do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për krizën në Ukrainë

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të thërrasë brenda ditës Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për krizën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Presidenti Biden vazhdon të ndjekë situatën në Ukrainë dhe nga ekipi i sigurisë kombëtare informohet rregullisht rreth ngjarjeve në terren. (Ekipi i sigurisë kombëtare) Ka konfirmuar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në çdo moment”, deklaroi Psaki.

Ajo theksoi se ka marrë informacione rreth takimeve që zv/presidentja Kamala Harris ka zhvilluar me liderët e vendeve aleate në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. “Presidenti pas drekës do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën në Ukrainë”, njoftoi Psaki.

Në një deklaratë që bëri të premten, Biden tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kishe marrë vendim për pushtimin e Ukrainës dhe se parashikonin që ushtria ruse do të sulmonte Kievin.