Bashkimi Evropian dënon sulmin ndaj spitalit në Afrin të Sirisë

Bashkimi Evropian dënon sulmin ndaj spitalit në Afrin të Sirisë

Bashkimi Evropian (BE) dënoi sulmin në një spital në Afrin në veri të Sirisë, në të cilin sulm humbën jetën shumë civilë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell thuhet se, “BE dënon sulmin ndaj spitalit Shifaa në Afrin të Sirisë veriore më 12 qershor, i cili vrau një numër të madh civilësh, përfshirë personelin mjekësor dhe pacientët”.

Më tej thuhet se sulmi ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe u shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.

Në deklaratë nuk përmendet autori i sulmit.

Në sulmin e kryer nga organizata terroriste YPG/PKK nga Tel Rifat në spitalin ku trajtoheshin civilët, humbën jetën 14 civilë përfshirë një foshnjë dhe u plagosën 32 civilë.

Afrini i cili u pushtua nga YPG/PKK për 6 vjet, u pastrua nga terrorizmi me Operacionin “Dega e Ullirit”, por organizata ende vazhdon të ekzistojë në Tel Rifat në juglindje të rrethit.