Author: Kushtrim Guraj
Page: 224
Shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian aktualisht po shqyrton skenarë të ndryshëm për veprimet e Rusisë kundër Ukrainës për të përgatitur bllokun për të gjitha mundësitë, deklaroi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, raporton Anadolu Agency (AA). “Ne presim më të mirën, por po përgatitemi për më të keqen”, tha përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për […]
Në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, asnjë shkupjan nuk dilte nga shtëpia pa kapelë në krye, rrëfejnë më të moshuarit që dëshmojnë për atë kohë. Kapela ka qenë një detaj i domosdoshëm i modës, fillimisht i të gjithë meshkujve e pastaj edhe i femrave, ndërsa më e rëndësishmja është se kapela ka pasur fuqinë […]
Të paktën 40 persona e kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një cisterne në qytetin verior të Haitit, Cap-Haitien, transmeton Anadolu Agency (AA). Mediat lokale bënë të ditur se dhjetëra të tjerë të lënduar janë hospitalizuar. Ish-kryeministri i Haitit, Claude Joseph në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, […]
S’është nga burrëria ta bësh gruan të qajë! S’është nga burrëria gruan ta mashtrosh! S’është nga burrëria gruan ta gënjesh! Burrëri, është ta mbrosh dhe të frikohesh për të, madje, edhe më shumë se sa për vetveten! Burrëri, është të jesh i sinqertë me të, para se të jesh i sinqertë me veten tënde! Burrëri, […]
Nën organizimin e Bashkësisë Islame në Bosnje, me datë 10-12 dhjetor 2021, në Qendrën Kulturore Islame të Barit të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut e Sanxhaku, u mbajt seminari për imamët boshnjakë me temën “Sfidat institucionale të interpretimit të Islamit në Ballkanin Perëndimor”, […]
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, nëpërmjet një fjalimi në seancë të Kuvendit ka kërkuar të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që ndalon bartjen e shamisë në hapësira shkollore, transmeton Anadolu Agency (AA). Deputetja Balje, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë, në fjalën e […]
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, së bashku delegacionin e Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, kanë vizituar disa nga xhamitë e restauruara dhe xhamitë projektet e të cilave do të restaurohen gjate vitit të ardhshëm. Vizita në ditën e tretë të delegacionit nga Ankaraja në Kosovë, filloi në Pejë, atje ku vizituan […]
Gratë zakonisht janë edukatorët në shtëpi, dhe plot nga to, nuk punojnë dhe nuk kanë të ardhura mujore! Kur dëgjojnë për vlerën dhe mirësitë e sadakasë, ndjejnë dhembje, dhe shpresojnë, dhe thonë: Si të nxjerrim ne sadaka, kur s’kemi të holla?! Mbi të gjitha, gratë janë të urdhëruara të nxjerrin sadaka me hadith të qartë, […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona lidhur me vrasjen që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Komunës së Deçanit, transmeton Anadolu Agency (AA). Kurmehaj tha se tre personat janë të dyshuar për veprën penale të vrasjes […]
Numri i të vdekurve nga tornadot që goditën shtetin juglindor amerikan të Kentakit “ka gjasa të jetë rreth 70 deri 100”, tha guvernatori i këtij shteti të shtunën, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke e përshkruar zonën si “të shkatërruar”, Andy Beshear në një konferencë për shtyp tha se shumë qarqe u prekën nga erërat e […]