Rtv Pendimi

Ankaraja dhe Shkupi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar

Ankaraja dhe Shkupi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar

Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar dhe protokoll për zbatimin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka zhvilluar një takim me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska në kuadër të Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) që po mbahet në Stamboll.

Ministrat Akar dhe Shekerinska kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim ushtarako-financiar dhe protokoll për zbatimin e tij.

Akar ndër të tjerat është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Matej Tonin dhe me ministren e Mbrojtjes të Sudanit të Jugut, Angelina Jany Teny.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH