RTV PENDIMI

Lajme

Ambasada e Amerikës përkrahu aksionin “Sofra e Ramazanit”

Aksioni “Sofra e Ramazanit” i organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, sot ka marrë përkrahje nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjashëm sikurse edhe vitin e kaluar, kjo Ambasadë ka ndihmuar 25 familje nevojtare anembanë Kosovës.

Me këtë rast, drejtori i shoqatës “Bereqeti”, Behxhet ef. Ajvazi ka pritur sot në takim John Bushin, përfaqësues për çështje fetare pranë Ambasadës së Amerikës.

Drejtori Ajvazi falënderoi përzemërsisht z. Bush, e nëpërmjet tij edhe Ambasadën e Amerikës, si dhe gjithë popullin amerikan për ndihmën e dhënë për popullin e Kosovës me vite të tëra.

Ndërkaq, z. Bush, u shpreh tejet i impresionuar me punën dhe aktivitetin e shoqatës “Bereqeti”. “Ne jemi shumë të kënaqur dhe të gëzuar që edhe këtë vit po na mundësohet që të jemi pjesë e aksionit “Sofra e Ramazanit”. Shoqata “Bereqeti” edhe këtë vit, sikurse edhe viteve të tjera po bën një punë jashtëzakonisht të mrekullueshme në ndihmë familjeve nevojtare”- tha ndër të tjerash z. Bush.

Në fund të takimit, drejtori Behxheti, në shenjë falënderimi ndau një mirënjohje për Ambasadën e Amerikës për kontributin e tyre të çmuar dhënë për bamirësi.

Të ngjajshme :

Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jan Braathu

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në
Lajme

Ka ndërruar jetë Bajrush ef. Ahmeti ish-profesor shumëvjeçarë në medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do te kthehemi” Prof. Bajrush ef. Ahmeti (1940-2021) Njoftojmë kolegët, miqtë e opinion e