Rtv Pendimi

A e dini se çarshitë e themeluara qindra vjet më parë në Bursa shërbejnë ende?

A e dini se çarshitë e themeluara qindra vjet më parë në Bursa shërbejnë ende?

Në shekullin XIV, në kryeqytetin e parë të Perandorisë Osmane, Bursa filloi të formohej një zonë tregtare. Deri në shekullin e XVI në qytet u ndërtuan shumë bujtina (hane) dhe tregje (çarshi).

Çarshia Historike dhe Zona e Haneve, të cilat janë përshkruar si “zemra e tregtisë” në Bursa për 700 vjet dhe janë të përfshira në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s, janë ndër vendet më të rëndësishme për t’u vizituar në qytet. “Koza Han”, ndër afro 30 bujtina dhe pazare, është një nga më të famshmit e qytetit të Bursas, është një kryevepër e artit me famë botërore. Ndërtesa e “Koza Han” përbëhet nga dy kate dhe 95 dhoma përreth një oborri drejtkëndësh.

“Koza Han”, e cila është ndalesa e fundit e linjës historike të tregtisë në Azi, Rrugës së Mëndafshit, përmendet gjithashtu edhe si Tregu i Tregtarëve të Mëndafshit. Në oborrin e “Koza Han”, qendra e prodhimit të mëndafshit dhe larvave të mëndafshit në Bursa, tregtarët ekspozonin produktet e tyre deri në vitet 1970, dhe fshatarët kishin mundësinë të shisnin larvat e krimbave të mëndafshit që sillnin me thasë. Sot, çarshia ruan gjallërinë e saj tregtare falë dyqaneve që shesin të gjitha llojet e produkteve të mëndafshit në katin e dytë.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH