
Përfaqësuesja e motrave në RTV Pendimi, Luljeta Beqiri: 20 vite besim, përkushtim dhe mision në rrugën e Allahut!
Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve, për çdo mirësi, sfidë a sukses. Mbi të gjitha, që na përzgjodhi të jemi në rrugën e Tij!
Faleminderit për misionin që na ka ngarku, falë të cilit rritemi, zhvillohemi e ecim para, duke lënë gjurmë në këtë botë, mirëpo qëllimi ynë, mbetet kënaqësia e Tij, dhe fitorja në botën tjetër.
Mes shumë rrugëtimeve, të shtunën e kaluar, më 24 tetor, u ndalëm në një moment reflektimi, për çfarë ka kaluar e çfarë na pret. Për vështirësitë e sfidat, por mbi të gjitha, suksesin 20 vjeçar të Rtv-Pendimit, si medium Islam.
Ndonëse pak vite që jam pjesë e stafit të tij, kam arritur te shoh shumë përjetime, përpjekje e arritje.
Roli ynë për të transmetuar të drejtën, vlerën morale, mësimet fetare, në një kohë kur ka lëshuar rrënjë e keqja e antivlera, mbetet një sfidë në vete.
Mirëpo, të bashkuar mund të ja dalim!
Faleminderit drejtorit të Rtv-Pendimi, Hevzi Hasani, për respektin dhe vlerësimin e punës së sinqertë, të secilit e secilës që është pjesë e rrugëtimit 20 vjeçar të këtij mediumi.
Faleminderit dëgjuesve, kontribuesve të ndryshëm!
Qoftë Rtv-Pendimi gjithnjë zëri dhe mbështetja juaj në çdo sfidë e sukses!
Faleminderit motrave të zemrës, ato janë motivi dhe mbështetja ime! 🌸