[There are no radio stations in the database]

Kushtrim Guraj: 10 vite pjesë e historisë së RTV Pendimit – 20 vite më pranë të vërtetës

💙 20 vite më pranë të vërtetës!

Më 24 tetor 2026, pata nderin të jem pjesë e një nate të veçantë – festimit të 20-vjetorit të RTV Pendimit në Prishtinë. Një jubile që përfaqëson dy dekada përkushtim, sakrificë, punë dhe një mision të vazhdueshëm në shërbim të së mirës dhe komunitetit. 🤲

Për mua, ky përvjetor kishte një emocion edhe më të veçantë.

Kanë kaluar tashmë 10 vite që jam pjesë e RTV Pendimit. Një dekadë me shumë kujtime, sfida, projekte, net të gjata pune dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën time.

Gjatë këtyre viteve kam pasur mundësinë të kontribuoj në fusha të ndryshme të këtij mediumi, veçanërisht në regji, dizajn dhe montazh. Kam kaluar shumë orë pas kamerave, në studio dhe para kompjuterit, gjithmonë me dëshirën që puna ime të jetë sa më e dobishme për këtë medium dhe për misionin e tij.

Për mua, RTV Pendimi nuk është thjesht një vend pune. Është një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim profesional dhe personal. Këto 10 vite më kanë dhënë shumë përvoja, mësime, miqësi dhe kujtime që do t’i ruaj me shumë respekt.

Një falënderim i veçantë për drejtorin e RTV Pendimit, Hevzi Hasani, për besimin, mbështetjen dhe mundësinë që më ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve. Falënderoj gjithashtu të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj dhe të ndaj këtë rrugëtim.

Mbi të gjitha, falënderoj Allahun që më ka mundësuar të jem pjesë e këtij misioni dhe që më ka dhënë mundësinë t’i shfrytëzoj njohuritë dhe aftësitë e mia për diçka të dobishme në rrugën e Tij. 🤲

Allahu e bekoftë RTV Pendimin, drejtuesit, stafin dhe të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë këtyre 20 viteve!

💙 20 vite më pranë të vërtetës – dhe rrugëtimi vazhdon!

Kushtrim Guraj


[There are no radio stations in the database]