
Ish-komandantët e UÇK-së mblidhen te Sami Lushtaku, 72 orë para vendimit në Hagë –
Vetëm pak ditë para vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, një grup ish-komandantësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sonte në Drenicë.
Takimi është zhvilluar te kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Në mesin e temave që lidhen me këto ditë të ndjeshme është edhe vendimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Nuk dihet ende se cili ka qenë qëllimi i saktë i këtij takimi dhe çfarë është diskutuar mes ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Mbledhja vjen një ditë pas protestës së mbajtur në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.
Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.