[There are no radio stations in the database]

74-vjeçari i dha fund jetës para syve të motrave në Shtërpcë – përdori revolen derisa ato po pastronin dhomën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së shtunës në fshatin Biti e Epërme në Shtërpcë, ku një 74-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës me armë zjarri brenda shtëpisë së tij, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Faik Bakiu, i cili sipas informatave ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe qëndronte në një dhomë të mbushur me pajisje mjekësore dhe barna.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në momentin kur dy motrat e tij, të ardhura nga shtetet perëndimore, po pastronin dhomën ku ai qëndronte.

Sipas hetimeve fillestare, 74-vjeçari dyshohet se ka shfrytëzuar momentin kur motrat ishin të angazhuara me pastrimin dhe me një revole ka qëlluar veten në kokë, duke pësuar plagë vdekjeprurëse.

Sinjali mëson se ekipi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë ka konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje rreth orës 12:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë dhe forenzika, ndërsa me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda, është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa arma, karikatori dhe dy fishekë janë sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore.


[There are no radio stations in the database]